Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshje që Përfundoi me Therje me Thikë

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa nuk jepen detaje në lidhje me mosmarrëveshjen.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ku me urdhër të tij i dyshuari që kishte përdorur thikën është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është hapur si vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15 në Zonën Industriale në Prishtinë.