Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Foto: Wikimedia/Departamenti amerikan i Shtetit.

Moska Akuzon NATO-n për Zgjerim Drejt Lindjes

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se vendosja e sistemeve anti-raketore amerikane në territorin e Europës po prish stabilitetin strategjik në kontinent.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë në Munih, Lavrov tha se përkundër premtimeve që i janë bërë Moskës, NATO po zgjerohet në lindje dhe po forcon njësitë ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë.

Ai më tutje shtoi se propaganda ndërkombëtare me gjithë fuqinë po tenton të ngulit një qëndrim armiqësor kundër Rusisë në opinionet në Perëndim.

Lavrov theksoi se është i mendimit se Rusia dhe Bashkimi Europian duhet të shfrytëzojnë potencialin për bashkëpunim në Europë dhe Euroazi, me qëllim që të krijohet një hapësirë e paqes, e barazisë edhe e sigurisë, si dhe një hapësirë për bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik mes Atlantikut dhe Paqësorit./21Media