Mjete të Policisë së Kosovës | Foto: KALLXO.com

Planet e Policisë për Autoblinda

Ministria e Financave ka bërë publike ndarjen e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017, buxhet ky i miratuar nga qeveria në mbledhjen e 31 tetorit.

Policia e Kosovës vitin e ardhshëm i ka të ndarë thuajse 1 milion euro për të blerë autoblinda, topa të ujit, limuzina të blinduara dhe mjete të tjera të cilat e ka parashikuar se i nevojiten.

Për këto mjete, sipas ndarjes së buxhetit, deri në vitin 2019 policia do të shpenzojë rreth 1 milion euro.

Të pyetur nga KALLXO.com, në lidhje me shpalljen e tenderëve dhe nevojën e këtyre mjeteve në polici, Zyra për Informim e Policisë tha se çdo vit bëhet planifikimi buxhetor dhe çdo tender bëhet publik.

“Policia e Kosovës për çdo vit bën planifikimet buxhetore dhe për çdo tender i cili planifikohet të hapet nga Policia e Kosovës, bazuar në procedurat ligjore bëhet publik në kohën e planifikimit te hapjes nga ku edhe ju mund te informoheni,” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Mjete si këto që policia synon t’i blejë me paratë e ndara të buxhetit për vitin që vjen, u përdorën në disa protesta gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.

http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-kunder-qeverise/

http://kallxo.com/live-nga-protesta/

Në fund të janarit të vitit të kaluar, zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë në Emisionin “Jeta në Kosovë” që iu kushtua protestave të atëhershme se i kanë kërkuar qeverisë të pajisen me mjete të veçanta, pasi thanë se po përballen me protesta të dhunshme.

http://kallxo.com/policia-i-kerkon-qeverise-pajisje-te-vecanta-per-protesta/

http://kallxo.com/policia-jemi-para-nje-viti-problematik/

Edhe në fillim të këtij viti Policia e Kosovës nuk tregoi për KALLXO.com nëse është pajisur me topa uji, disa muaj pasi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik kishte dalë një njoftim për dhënie të kontratës për këto pajisje në vlerën e gati 1 milion e 500  mijë eurove.

http://kallxo.com/policia-mban-sekret-topat-e-ujit/