Mjekët Flasin për Lëndimet e Vitore Stavilecit

Drejtori i Shërbimit Emergjent në QKUK, Basri Lenjani  ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të Vitore Stavilecit pas sulmit që pësoi sot në orën 14:00.

Sipas Lenjanit, bashkëshortja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pësuar thyerje të kockave të hundës dhe lëndime të syrit

“Bëhet fjalë për thyerje të kockave të hundës dhe lëndim të syrit të djathtë që është e shoqëruar me plagë dhe gërvishtje të vogla. Pritet që brenda orëve të lirohet për trajtim në shtëpi”, tha Lenjani.

Rreth këtij rasti u prononcua edhe drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj duke thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacientja është jashtë rrezikut për jetë, shpresojmë që raste të tilla mos me pasë në Kosovën tonë”, tha Gjocaj.

http://kallxo.com/sulmohet-bashkeshortja-e-ministrit-stavileci/