Foto: KALLXO.com
Mjekësia Ligjore në vendin ku po kërkohet polici Trena
04.5.2018 - 18:55
Ekipe të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë ardhur afër vendit ku po kërkohet trupi i policit Armend Trena.
Makina e këtij institucioni është vendosur dy- tri kilometra larg vendit ku po kërkohet Trena.
Në vendin e ngjarjes janë edhe deputetët e Vetëvendosjes Xhelal Sveçla e Salih Zyba.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi para pak çastesh tha për KALLXO.com se trupi i policit nuk është gjetur ende, ndërsa deklaroi se do të njoftojë me kohë nëse ai gjendet.
Dy policët Armend Trena e Malsor Gashi ranë në Lepenc të shtunën derisa po qarkullonin nëpër magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.
Dje u gjet trupi i pajetë i Malsor Dashit, ndërsa ai sot është varrosur.