Tërhiqet trupi i pajetë i shoferit që u vra në atentatin në Gllogjan

Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë marr trupin e pajetë të shoferit që ka vdekur në vend në atentatin e sotëm në fshatin Gllogjan, për ta dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shiritat e verdhë të Policisë janë të vendosura në një perimetër përreth vendit të krimit në fshatin Gllogjan, ndërsa ekipe të shumta policore të njësive të ndryshme, po kryejnë hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike që ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Tre persona kanë vdekur, dy nxënës dhe shoferi i autobusit ndërsa është plagosur edhe një nxënës, gjendja e të cilit, sipas autoriteteve mjekësore të Spitalit të Pejës, deri më tani është stabile.