39 vjeçarja nga Istogu nuk vdiq nga coronavirusi por nga i thati në zorrë

39 vjeçarja nga Istogu për të cilën u raportuar se ishte viktima e tetë e Coronavirusit në Kosovë ka rezultuar se nuk ka vdekur nga ky virus.

Familjarët e së 39 vjeçares i kanë thënë KALLXO.com se kanë marrë certifikatën e vdekjes, që lëshohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në të cilën thuhet se shkaku i vdekjes nuk është nga Coronavirusi por është SEPSA.

“Sepsa si rrjedhojë e peritonitit fibrinoz-purulent si pasojë e përfrocimit të ulçerës duodenale, e shoqëruar me rënje sistematike të organeve, sic janë insuficienca renale dhe insuficienca respiratorë”, thuhet në certifikatën e vdekjës që e posedojnë familjarët.

Kjo sëmundje është e njohur në popull si i thtati në lukth ndërsa shpërthimi i i thatit në zorrë dhe infeksioni pasues janë shkaktarët e vdekjes shkruhet në raport.

Certifikata është lëshuar me datën 18 maj të këtij viti.

Drejtësia në Kosovë kishte raportuar për dyshimet e familjarëve se ndjera nuk ka qenë e infektuar me COVID-19.

Familjaret kishin deklaruar se të gjithë kontaktet e 39 vjeçares kishin dalë negativ në testimin për COVID-19.

Dyshime të forta se 38 vjeçarja nga Istogu nuk vdiq nga Coronavirus

39 vjeçarja nga Istogu kishte vdekur me 13 prill dhe ishte raportuar se ka vdekur. Lajmin e kishte konfirmuar për KALLXO.com atë ditë, kryetari i kësaj komune, Haki Rugova.

COVID-19: Numër rekord i rasteve pozitive, vetëm sot 79 raste