Mitrovicë, arrestohen katër persona për posedim të drogës

Katër të dyshuar për posedim të shitje të substancave narkotike janë arrestuar sot nga policia në Mitrovicë.

Sipas  policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë në rrugën ‘Afrim Zhitia” në Mitrovicë,  gjatë një kontrollit të detajuar të një kamionete me targa vendore.

Sipas policisë në kamionet ndodheshim persona tanimë të dyshuar, ku edhe është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike.

Të arrestuarit, H. Th, 23 vjeçar, L. P, 26 vjeçar, A. Th,  18 vjeçar dhe A. R, 18 vjeçar,  pas procedurave intervistuese nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë, janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’.