Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

Miratohet Ligji për Presidentin

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Me 41 vota për, 30 kundër dhe 7 abstenime, kaloi në lexim të dytë ky projektligj.

Më pas deputetët votuan në parim edhe Projekt-Rregulloren e Kuvendit.

Nga 98 deputetë sa votuan, 88 ishin për, 8 kundër dhe 2 abstenuan.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e ligjeve tjera.