Ministria e Infrastrukturës ndan 1.7 milion euro për projektet lokale në Gjilan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka ndarë 1. 7 milion euro për projekte lokale të reja në Komunën e Gjilanit.

Marrëveshja për këto projekte është në nënshkruar sot në mes të ministrit  Pal Lekaj dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gjatë këtij takimi, Lekaj kumtoi edhe lajmin se zgjerimet e hyrjeve në drejtim të Gjilanit nga Prishtina dhe Kllokoti do të fillojnë në muajin qershor. Këto dy investime që secila kanë kosto nga rreth 4 milionë euro, realizohen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lekaj dhe Haziri diskutuan edhe për zhvillimin e punimeve në autostradën e Gjilanit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e këtij investimi në lidhjen e korridoreve evropiane.