Ministri Kërkon Rritje Fondesh për Kërkime Shkencore

“Detyrë e Ministrisë së Arsimit është që të rrisim fondet për mbështetjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore. Komponentë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ringjallja e resurseve brenda universiteteve publike, instituteve dhe bizneseve, në mënyrë që ato të stimulojnë kërkimin shkencor,” tha ministri i Arsimit Bajrami.

Këtë shtim fondesh ministri e kërkoi që të inkurajohen hulumtime frytdhënëse.

Ministri Bajrami foli edhe për përcaktimin e standardeve kombëtare të fushave me interes, të cilat e përcaktojnë qartë një hulumtim dhe kërkim të mirëfilltë shkencor.

Konferenca për gjendjen e hulumtimeve shkencore në Prishtinë u organizua nga Ministria e Arsimit.

Para një muaji, në hapjen zyrtare të javës së shkencës, Presidenti Hashim Thaçi vlerësoi lart punën e shkencëtarëve kosovarë.

http://kallxo.com/thaci-shkencetaret-tane-te-nivelit-evropian/

Por Gazeta Jeta në Kosovë shkroi në vitin 2013 se Universiteti i Prishtinës që nga themelimi në vitin 1970 nuk ka asnjë shpikje, pasi nuk ka aplikuar për patentimin e asnjë shpikjeje.

Universiteti i Prishtinës Me Asnjë Shpikje