Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Ministri Emëron Tri Gra në Këshillin Drejtues të UP-së

Shyqiri Bytyqi, ministri i Arsimit emëroi sot anëtarët e MASHT-it në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Arsimit anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së janë emëruar mr. Ardiana Bunjaku, mr.sc. Drita Shoshi, mr.sc. Laura Kryeziu dhe dr.sc. Fadil Osmani.

Në komunikatë thuhet se ministri me këtë emërim ka tejkaluar pozitivisht kuotën gjinore.

“Me këtë vendim, MAShT ka dashur të rrisë 50% të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për Barazi Gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina” që emërohen me vendim të ministrit”, vijon komunikata.

Në të gjithashtu shpjegohet se emërimet janë bërë me qëllimin që Këshilli Drejtues i Universitetit “Hasan Prishtina” të jetë funksional.

Në janar të këtij viti KALLXO.com shkroi për shkarkimin e anëtarëve të MASHT-it në Këshillin Drejtues të UP-së nga ministri Bytyqi.

http://kallxo.com/ministri-shkarkon-anetaret-e-masht-ne-bordin-e-se/