Kryeministri Starmer në fjalimin e 4 shkurtit 2026 në Parlamentin britanik. Burimi: Facebooku i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar
Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit pse e emëroi Mandelsonin
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë të enjten (05.02.2026) se i vjen keq për viktimat e abuzuesit të ndjerë seksual, Jeffrey Epstein, dhe se është “penduar që u besoi gënjeshtrave të Mandelsonit”, ish-ambasadorit britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar BBC.
Kryeministri ishte planifikuar të fliste për strategjinë e tij “Pride in Place”, por e nisi fjalimin duke trajtuar skandalin e Lordit Mandelsonit.
Starmer ka thënë se e kupton “zemërimin dhe frustrimin” e deputetëve laburistë lidhur me vendimin e tij për emërimin e Mandelsonit si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington më 2024.
Dhe kryeministri sërish e akuzon Mandelsonin për gënjeshtra gjatë procesit të verifikimit, duke thënë se ai krijoi përshtypjen se “pothuajse nuk e njihte” financierin e diskredituar.
BBC shkruan se kryeministër që po lufton për të ardhmen e tij, i mbështetur për muri, shkruan redaktori politik, Chris Mason.
Liderja konservatore, Kemi Badenoch, ka theksuar se është “çështje kohe, jo nëse” Starmer do të largohet.
Mandelson nuk u është përgjigjur kërkesave për koment – BBC-ja ka mësuar se lordi pretendon se nuk kishte vepruar në asnjë mënyrë kriminale dhe se nuk ka qenë i motivuar nga përfitimi financiar.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com