Nënshkrimi i marrëveshjes mes ambasadorit Delawie dhe Presidentit Thaçi | Foto: KALLXO.com

Milionat Amerikanë për Luftimin e Korrupsionit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore.

Presidenti Thaçi tha se kjo është dëshmi e partneritetit Kosovë-SHBA dhe se i është shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë.

“Përkrahja e USAID-it është e gjithanshme në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Kjo është edhe një dëshmi e partneritetit e SHBA-ve në Kosovë në të gjitha sferat, në veçanti në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe qeverisjen e mirë,” tha Thaçi.

Edhe ambasadori amerikan Delawie tha se “vendet tona po përparojnë në marrëdhëniet ndërshtetërore”, duke u shprehur i kënaqur që SHBA-ja po i jep Kosovës 27 milionë euro.

Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në politikat zhvillimore.

Delawie tha se po e “forcojmë Kosovën në luftimin e korrupsionit”.

Që nga viti 1999 USAID-i ka dhënë mbi 800 milionë euro për Kosovën.

Shkrimet për ndihmën e USAID-it në fusha të ndryshme mund t’i lexoni këtu.