Më shumë buxhet për të burgosurit se për të strehuarit nga dhuna

Një ditë në burg për një të burgosur do të thotë rreth 20 euro kosto për buxhetin e Kosovës.

Njëkohësisht një shumë e atillë nuk arrihet për strehimoret për viktimat e dhunës në familje të cilat funksionojnë si Organizata Jo qeveritare dhe varen nga mëshirat e fondeve dhe buxhetit të limituar që iu ndahet.

Luljeta Aliu, aktiviste për të drejtat e grave dhe njëkohësisht e mbijetuar e dhunë në familje foli në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ lidhur me sistemin që sipas saj nuk iu bën kurfarrë drejtësie viktimave në Kosovë.

“Nuk ka linjë buxhetore për strehimore, për burgje ka. Për strehimore ndahen 20 mijë euro në vit që i bjen për kokë të viktimës 4 euro ose 5 euro veq. Kryesi i dhunës kur bën vepër penale e shkon në burg, dita i kushton 20 euro. Na e kemi krijuar një sistem ku ja vlen me qenë kryes ma shumë se sa me qenë viktimë”, tha Aliu.

Deklaratën dhe debatin e plotë lidhur me këtë çështje mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: