Marshojmë, s'festojmë

Mbahet marshi "Marshojmë, s'festojmë" - FOTO

 

Dhjetëra gra e burra të premten me 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas marshuan në qendër të Prishtinës, me moton “Marshojmë, s’festojmë”.

Adelina Tërshani, njëra nga organizatoret e këtij marshi tha se pozita e gruas në Kosovë është e keqe, ndërsa tha se në këtë ditë nuk ka vend për festë.

“Ne nuk kemi nevojë të festojmë kur po na mbyten gratë. Pabarazia gjinore i pengon gratë. Bashkë ta luftojmë pabarazinë ndaj grave. T`i luftojmë ngacmimet seksuale e çdo lloj diskriminimi në baza gjinore. Ne sot s’festojmë por protestojmë. Politika i ka fajet. Kërkojmë trajtim të denjo etshëm për të gjithë qytetarët”, tha Tërshani.

Ky marsh ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi para ndërtesës së  Parlamenti i Kosovës.

“Marshojmë s’festojmë”, tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.