Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

8 Marsi - Presidentja kujton gratë e vajzat që u bënë simbol rezistence për liri e barazi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8  Marsin, ka kujtuar të gjitha gratë e vajzat që nuk janë më, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Osmani tha se sot shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

“Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju” – ishte mesazhi i të parës së shtetit për 8 Mars.

Ajo tutje tha se forca, qëndrueshmëria dhe zelli i pashoq i grave dhe vajzave për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës së Kosovë.

Tutje Osmani ka bashkëngjitur disa fotografi me pjesëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me vajza të vogla e gra të moshuara.