Lojtarët e Kf LLapi festojnë pas golit - Foto: Rtv21
Llapi Ruan Pozitën e Parë, Fitojnë edhe Trepça ’89 e Drita
Llapi e ka mundur Vllazninë me përmbysje në Podujevë për të mbetur në pozitën e parë në Vala Superligën e Kosovës edhe pas xhiros së 13-të.
Mysafirët kaluan në epërsi përmes Festim Alidemës (12’), dhe me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Por vendasit e drejtuar nga Tahir Batatina, u rikthyen në pjesën e dytë duke shënuar katër gola për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme.
Mentor Zhdrella (72’, 81’), Mirlind Daku (87’) dhe Valon Zeqiri (90+2’) ishin golashënuesit e llapjanëve në fitoren 4-1.
Ndërsa, në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça ’89 arriti fitore ndaj Lirisë me rezultat 2-0, me golat e Shpëtim Idrizit (53’), i cili realizoi nga penaltia, dhe Florent Hasanit (90+3’).
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Drita, e cila e mundi Besën me rezultat 2-0 në Gjilan me golat e Kastriot Rexhës (68’) dhe Xhevdet Shabanit (82’), ndërsa ndeshje e vetme pa fitues ishte ajo në mes të Vëllaznimit dhe Drenicës, që përfundoi me rezultat 1-1.
Për Vëllaznimin realizoi Semir Zeneli (42’), kurse për Drenicën shënoi Visar Berisha (89’).
Nesër luhet ndeshja e fundit e xhiros së 13-të në mes të Feronikelit dhe Gjilanit. /21Media