Ilustrim

Lirohen dy serbët e arrestuar në parkingun e FSK-së

Janë liruar dy persona të komunitetit serbë të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan pasi që kishin hyrë në mënyrë të pa autorizuar në parkingun e FSK-së.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Ai tha se pas intervistimit dhe bastisjes  së shtëpive të të arrestuarve, nuk është gjetur ndonjë send i dyshimtë, prandaj pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e dy personave të komunitetit serb pasi që të njëjtit në mënyrë të paautorizuar u futen në hapësirat e FSK-së.

Sipas informacioneve këta dy persona kishin deklaruar se e kishin humbur rrugën dhe gabimisht ishin futur në parkingun e FSK-së.

https://kallxo.com/fsk-ja-konfirmon-arrestimin-e-qytetarit-serb/

.