Ilustrim

Prokuroria flet për aksionin e policisë kundër fajdeve dhe shantazhit

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në disa lokacione në Kosovë.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka i cili tha se operacioni ka qenë për fajde dhe shantazh por nuk ka dhënë detaje rreth të arrestuarve.

“Janë ndaluar 7 persona. Aksioni ka qenë për fajde dhe shantazh. Nuk mund të japim emra kush është arrestuar”, tha Beka për KALLXO.xom.

Gjatë ditës se sotme kallxo.com raportoi edhe për arrestimin e pronarit të disa bizneseve në Kosovë, Ismet Osmani i njohur me emrin “Curri”.

Këtë e kishte konfirmuar vet Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

https://kallxo.com/imer-beka-konfirmon-arrestimin-e-ismet-osmanit-currit/