Nexhat e Fadil Demaku lirohen nga burgu

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit për më shumë se dy vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tyre Jahir Demaku, përmes rrjetit Facebook.

“Sot përfundoi edhe një padrejtësi për vëllezërit e mi. Shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vëllezërit Demaj”, ka shkruar Demaku.

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’

Ata ishin detyruar të vuanin dënimin, sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

Veç vëllezërve Demaku me kërkesë të panelit gjyqësor të EULEX-it, dënimin vuajnë edhe vëllezërit Demaj.