Apeli ndryshon vendimin e themelores për policët e arrestuar në aferën e patent-shoferëve

Dy policët e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk kanë më detyrim të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi pasi Gjykata e Apelit ua ka ndërruar atyre masën e sigurisë të caktuar nga ajo themelore në Prishtinë.

Me vendimin e ri, të dy policët do të detyrohen që çdo të hënë, nga ora 10-11 të paraqiten në stacionin policor në Prishtinë.

Dy zyrtarët e policisë nga Krimet Ekonomike, Naim Thaqi dhe Sylë Bejta, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e patent-shoferëve.

Gjykata e Prishtinës me 27.07.2019 të njëjtëve i kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit nuk ekzistojnë rrethana konkrete që e bëjnë të arsyeshëm caktimin e arrestit shtëpiak ngase prania e të pandehurve në procedurë mund të arrihet edhe me ndonjë masë tjetër alternative. Sipas Apelit “duke pasur parasysh se të pandehurve, ju dihet identiteti dhe vendbanimi i tyre, nuk kanë tentuar të ikin dhe në shkresat e lëndës nuk rezulton as një rrethanë konkrete e cila e arsyeton dyshimin e bazuar se me gjetjen e të pandehurve në liri do të mund të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë apo në përsëritjen e veprës penale.”

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast.

Skandali në Krimet Ekonomike, rreshterët e Policisë në arrest shtëpiak

Skandali në polici, arrestohen dy policë të Krimeve Ekonomike