Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka - Foto: KALLXO.com

Pasuria e kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës

120 mijë euro kane vlerë shtëpia dhe banesa e kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinë, Imer Bekës. Ai ka një shtëpi me sipërfaqe 200 m2 të cilën e ka vlerësuar me vetëm 70 mijë euro. Thotë se shtëpinë e ka në pronësi që nga vitit 2001 për të cilën ka thënë se e ka të trashëguar nga bashkësia familjare.

Kryeprokurori i Prishtinës përpos shtëpisë posedon edhe një banesë në bashkëpronësi, 80 m2 në vlerë 50 mijë euro të cilën e ka në posedim që nga viti 2018.

Në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kryeprokurori i Prishtinës ka deklaruar një veturë që ka vlerë 10 mijë euro, ndërsa kuzhinën së bashku me orenditë i ka llogaritur në vlerë të 8 mijë eurove.

Ai ka deklaruar se i ka 57 mijë euro borxh për të cilat nuk ka treguar se ku i ka marrë por ka sqaruar se i ka marrë për nevoja familjare dhe për blerjen e banesës.