Foto: Besian Mustafa/Facebook

LDK bëhet me zëdhënës

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ka caktuar Besian Mustafa për zëdhënës të kësaj partie.

Sipas njoftimit lëshuar nga LDK-ja, Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

“Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York”, thuhet në njoftim.