Kryetari i Suharekës në ‘Jeta në Komunë’

Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, do të dalë nesër para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për të dhënë llogari se ku ka arritur në realizimin e premtimeve të dhëna në vitin 2013 në debate parazgjedhore.

Në debatin në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”, Asllanaj do të flasë për ato që i ka realizuar, ato që nuk i ka realizuar dhe planet e tij për pjesën e mbetur të mandatit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Pse është shuar fondi i premtuar komunal për punësimin e të rinjve?

Sa anëtarë të LDK-së rezultojnë të jenë përfitues tenderësh në komunën e Suharekës?

Pse nuk u shfaq asnjëherë një film dokumentar për Suharekën i nisur të realizohet me fonde nga komuna?

Pse nuk është lëshuar ende në përdorim një bibliotekë komunale e ndërtuar disa vjet më parë në Suharekë?

Debati transmetohet të dielën në RTK në orën 12:00.