Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Suharekë, zhduket një 13-vjeçare nga fshati Gelancë

Një person ka raportuar tek organet e rendit se vajza e tij e mitur (13 vjeç) është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur më 16.03.2024 në Gelancë të Suharekës.

Rasti është duke u hetuar.