Foto: Policia e Kosovës

Policia identifikoi 76 lëmoshëkërkues nga Kosova e Shqipëria, prej tyre 39 fëmijë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 15.04.2024 deri më datë 27.04.2024 ka zbatuar planin operativ – identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.

Ky plan është zbatuar në të gjithë Kosovën nga të gjitha Njësitë Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe institucionet tjera si prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe të tjera.

Si rezultat i këtij plani operativ, më 27.04.2024, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë 76 lëmoshëkërkues nga Kosova dhe Shqipëria, prej  tyre 44 janë të moshës madhore dhe 39 fëmijë.

“Janë identifikuar gjithsej 54 lëmoshëkërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsej 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej të cilëve 15 persona të moshës madhe dhe 7 fëmijë” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 27.04.2024.

Me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsej 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person të dëbuar. 

Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkimlëmoshës.