Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë, nga forcat e regjimit gjenocidial të Serbisë.

Osmani ka thënë se edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të kësaj familjeje.

Sipas shefes së shtetit, drejtësia për viktimat dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm.

“Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb. Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë” – ka thënë presidentja Osmani më 26.03.2024

Në masakrën e Suharekës u vranë 48 shqiptarë, duke përfshirë katërmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç. 46 ishin anëtarë të familjes Berisha – të cilët ishin në shënjestër sepse ata kishin marrë me qira njërën nga shtëpitë e tyre për vëzhguesit e OSBE-së në Suharekë, të cilët siguruan një ndjenjë sigurie për shqiptarët vendas por u tërhoqën nga zona kur filluan bombardimet e NATO-s[

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13,500 persona.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, 1,617 persona ende nuk janë gjetur që nga koha e luftës në Kosovë.