Foto: Komuna e Klinës
Kryetari i Klinës i premton Gjurgjevikut rrugë e kanalizim
23.4.2018 - 15:42
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune.
Sipas njoftimi të kësaj komune, kryetari Elezaj sot ka vizituar fshatin Gjurgjevik i Madh, me ç’rast është takuar me banorët e këtij fshati.
Problemet e mëdha me rrugë dhe kanalizimi kanë qenë shqetësimet kryesore të banorëve të shpalosura para kreut të komunës.
Ky i fundit, sipas njoftimit të Komunës së Klinës, ka premtuar se do kenë përkrahje për realizimin e kërkesave të tyre.
Sipas Elezajt, problemet e këtij fshati pritet të zgjidhen në të ardhmen përmes projekteve infrastrukturore.
KALLXO.com ka raportuar ditë me parë për takimet e kryetarit të Klinës me banorët e fshatrave të kësaj komune.