Kosnett: Kosova ka institucione të afta dhe ligje të shëndosha

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi sot se përderisa Kosova po hyn në dhjetëvjetorin e dytë të pavarësisë, ajo ka institucione të afta dhe ligje të shëndosha që burojnë nga Kushtetuta e saj.

“Kosova po e mahnitë botën si prijëse në rajon sa i përket transparencës në prokurimin publik. Gjithashtu në një nismë pioniere, Kosova ka miratuar ligjin gjithëpërfshirës për sinjalizuesit para Bashkimit Europian”, tha ai.

Kosnett shtoi se qytetarët në Kosovë mund të krenohen me shumëçka, por sipas tij ende ka edhe shumë punë për të bërë.

Këto deklarime Ambasadori i ShBA-së në Kosovë i bëri në një debat të organizuar nga Lëvizja “Fol”.

https://kallxo.com/kosnett-shoqeria-civile-dhe-mediat-te-jene-me-te-zeshme-perballe-padrejtesive/?fbclid=IwAR233WwXlPPd-hVI-TMvL0MoXB6lRpz2nq37WJbkHjITgngyVS2mzOAXUq0

www.kallxo.com