Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani takohen me ambasadorin amerikan

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, janë takuar me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ambasadori amerikan është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sipas komunikatës së LDK-së, ai pret përparim kundër korrupsionit, në ekonomi dhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqendrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqendrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjelltë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ndërkaq, Mustafa thuhet se shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ShBA Kosovës.

Bashkë me Mustafën në këtë takim të pranishëm ishin edhe Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

KALLXO.cm raportoi sot se ambasadori amerikan i ka shkuar në zyrë kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Albin Kurtit