Ilustrim

Kosnett - partive: Si mund t'ju besojnë qytetarët kur në lista keni kandidatë me aktakuza?

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka shtruar pyetjen se si qytetarët mund të marrin seriozisht zotimin e partive për sundim të ligjit në Kosovë kur ata në listat e tyre për deputetë kanë futur njerëz me aktakuza.

Më tej ambasadori Kosnett ka thënë se në listat e partive për deputetë ka persona të dënuar për krime lufte e sulme dhe persona të tjerë me sanksione ndërkombëtare për krime lufte e korrupsion.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë kur listat e shumë partive kanë kandidatë me aktakuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme, dhe sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion?”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Deputetët e Prizrenit i testojnë laptopët luksozë

Deputetët e Prizrenit i testojnë laptopët luksozë

LDK largon një person nga lista për deputet

.