Vjosa Osmani takon ambasadorin amerikan Kosnett

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Osmani ka shtuar se i është rikthyer takimeve të rregullta javore me ambasadorin, pasi disa të tilla javëve të fundit i ka mbajtur vetëm online.

Kryeparlamentarja përmes Twitter-it ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar mes tjerash edhe për zhvillimet e fundit politike.

“E lumtur tu kthehemi takimeve të rregulta javore (me distancë sociale) me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, pasi shumicën e tyre për disa javë i kemi mbajtur online. Ne diskutuam për menaxhimin e situatës së fundit me Covid-19, zhvillimet politike , politike, çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe idetë sesi mund t’i ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Ambasadori Kosnett zhvillon takime të rregullta edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.