Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett. Foto: Atdhe Mulla

Kosnett uron Gjykatën në Ferizaj për rritjen e transparencës gjyqësore

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka uruar Gjykatën Themelore në Ferizaj për rritjen e transparencës gjyësore, duke bërë publikimin e vendimeve përfundimtare të rasteve.

Këtë urimi, ambasador Kosnett e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Ferizaj del në krye. Urime për Gjykatën Themelore në Ferizaj për rritjen e transparencës gjyësore duke publikuar 70 % të vendimeve përfundimtare të rasteve”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.