Ndërhyrja në Mirushë | Foto: Facebook/Migjen Fazliu

Komuna Ndërhyn në Mirushë Pas Protestës

Ruzhdi Morina, njëri nga iniciatorët e protestimit të sotëm para komunës, në Facebook postoi fotografi të ndërhyrjes së një ekskavatori në shtratin e këtij lumi.

KALLXO.com tentoi të pyesë edhe zyrtarë të Komunës së Gjilanit në lidhje me këto punime, por ata ishin të paqasshëm në telefon.

Banorët e lagjes “Rexhep Dajkovci” derdhën sot ujë të lumit Mirusha para derës së hyrjes së zyrës së kryetarit të Gjilanit, duke protestuar kundër kundërmimit të padurueshëm që vjen nga kanalizimi i derdhur në shtratin e parregulluar të këtij lumi.

KALLXO.com shkroi për këtë protestë të shoqëruar me aksione simbolike.

http://kallxo.com/uji-mirushes-para-deres-se-lutfi-hazirit/

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha ishte premtim parazgjedhor i ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)

Përfundimi i kësaj pune vazhdon të jetë premtim edhe i kryetarit të tashëm Lutfi Haziri.

Në debatin “Jeta në Komunë” të zhvilluar në Gjilan në mars të këtij viti u fol shumë për punët e papërfunduara në shtratin e Mirushës.

http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/