Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)

Gjilani ka borxhet më të larta në krahasim me të gjitha komunat tjera të Kosovës, ndërsa kryetari i saj ka shpenzuar rreth 18 mijë euro udhëtime Prishtinë-Zyrë. Përveç kësaj, komuna ka “kontratë mbi vepër” me gruan e kryetarit, një numër tenderësh me ish-bashkaksionarin e kryetarit, i ka dhënë tender një familjari të borxhliut të kryetarit etj. Qemajl Mustafa është gjobitur edhe për konflikt interesi ndërsa kritikohet për fshehje të pasurisë.