Komisioni për mbikëqyrje të financave publike merr në ‘pyetje’ MKRS-së

Zyrtarë të Lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë raportuar të martën, më 6 nëntor 2018, para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i Kuvendit të Kosovës, rreth rekomandimeve që MKRS ka ndërmarrë për të evidentuar parregullsitë financiare të evidentuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës rreth pasqyrave financiare të MKRS-së për 2017.

Raportimi i zyrtarëve të MKRS është bërë në kuadër të takimit të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili ka shqyrtuar raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017.

ZKA kishte evidentuar parregullësi të shumta sa i përket pasqyrave financiare të MKRS dhe institucioneve vartës gjatë viti 2017, pagesa dhe mbështetje financiare të pambështetura në dispozita ligjore dhe të meta tjera, që nga deputetët janë cilësuar si skandaloze dhe siç kanë thënë ata, Raporti financiar i ZAP për MKRS ishe më i rëndi në raporte me institucionet tjera të qeverisë.

Fillimisht deputeti Valon Ramadani, anëtar i Komisioni, dhe i caktuar si deputet raportues për MKRS, ka thënë se auditori ka dhënë opinion të kundërt me theksim të çështjes, dhe ka evidentuar disa prej të gjeturave më të rënda të ZAP-së sa i përket pasqyrave financiare të MKRS.

Deputeti Ramadani ka kërkuar nga MKRS sqarime rreth zbatimit të rekomandimeve të auditorit dhe veprimet e ministrisë për të mos ndodhur të tilla shkelje dhe kthimin e mjeteve që janë dhënë kundërligjshme apo janë keqpërdorur qëllimisht.

Ndërkaq ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka potencuar se të gjeturat e evidentuar në raportin e ZKA rreth pasqyrave financiare të MKRS për 2017, qëndrojnë dhe MKSR po merre masa për të evidentuar të gjeturat sipas rekomandimeve të auditorit.

Kujtim Gashi ka thënë se të gjetura lidhur llogaritë bankare të institucioneve , të cilat sipas auditorit, nuk janë të autorizuara nga thesari, janë mbyllur dhe MKRS po punon që institucionet t i pajis me nën kode buxhetor.
Më tej Gashi ka thënë se të gjeturat e auditorit janë stopuar, duke premtuar se deri në fund të viti të gjitha rekomandimet e dala nga ZAP do të plotësohen dhe dukuritë që konsiderohen jashtë ligjshme nuk do të lejohen të ndodhin nga ministria.

“Pavarësisht se në krye të MKRS kam ardhur në fund të 2017, nuk i iki përgjegjësisë, por pas vërejtjeve të auditorin parregullsitë janë stopuar dhe do të bëjnë maksimumin që ato të mos përsërit”, ka thënë ai gjatë sqarimit të tij, lidhur me parregullsitë që kane dalë, sidomos rreth llogarive, bankare, pagesave kesh për krijuesit dhe performuesit e huaj të angazhuar nga institucionet kosovare, çështjen e renovimit të Stadiumit të Prishtinës etj.

I pyetur nga deputeti Ramadani rreth masave që kanë ndërmarrë ndaj atyre që kanë përfituar kundërligjshme, pasi deri sa ka pasur përdorime dikush duhet të përgjigjet, ministri
Gashi, ka thënë se ata që përfitojnë donacione dhe nuk i mbyllin në aspekti financiar, nuk përfitojnë në të ardhme dhe dërgohen për trajtim nga organet përkatës.

“Ta zëmë federata e sportit raportojë për çdo tre muaj për mjete që i marrë në të kundërtën MKRS nuk alokon mjete pa pasur një raport tremujorë si janë përdorur mjete e marra”, ka thënë ministri Gashi.

Pyetjeve të deputetëve rreth të gjeturave të ZKA rreth pasqyrave financiare të MKRS, i është përgjigjur edhe sekretari i MKRS Veton Firzi, i cili pranoj shkeljet e bërë sipas raportit të auditorit, por shpjegoi se shumë prej tyre janë bërë për shkaka të rrethanave, disa janë evidentuar pas raportimeve të auditorit.

Ndërsa i pyetur nga deputeti Driton Selmanaj, rreth të gjeturave rreth mjeteve të dhëna për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, ku shumë për renovimin e tij janë dhënë mbi 4. milionë e 300 mijë euro, dhe është përcjell me mjaft parregullsi sipas auditorit, sekretari Firzi ka thënë se renovimi i këtij stadiumi i është nënshtruar edhe kërkesave të posaçme të UEFA-as, pasi caktimi të tij si stadium i kategorisë katër, sidomos edhe përzgjedhjen e projekt menaxherit dhe sipas tij rekomandimi i auditorit është përmirësuar, sidomos, ndalesat e tatimit nw paga tjera sipas kontratës,

“Renovimet shtesë të stadiumit të Prishtinës, për shaka të specifikave dhe kërkesave nga UEFA, MKRS është dashur të marrë hapa pa procedurë të hapur, por duke njoftuar KRPP-në dhe në asnjë rast nuk është marrë vërejtje se hapa e ndërmarra janë të paligjshme”, ka thënë Firzi.

Zyrtarët e MKRS iu përgjigjën edhe pyetjeve tjera të komisionit për mbikëqyrje të financave rreth të gjeturave, duke u ankuar edhe në mungesën e mirëkuptimit të Ministrisë së financave dhe asaj të administratës rreth kërkesave të kësaj ministri për sqarimin e koeficienteve të punëtorëve të MKRS.

Ndërsa kanë premtuan se adresimet e auditorit rreth raportit të 2017 do të plotësohen plotësisht.

Bazat që kanë ndikuar në opinion e ZKA

Llogaritë bankare të institucioneve vartëse janë në bankat komerciale, menaxhohen nga
drejtorët dhe nuk janë të autorizuara nga thesari. Ministria, kohë pas kohe derdh mjete nga
kategoria e subvencioneve dhe investimeve kapitale në këto llogari me qëllim të financimit
të aktiviteteve të ndryshme të këtyre institucioneve. Si rezultat i kësaj në fund të vitit në
llogaritë e institucioneve kishin mbetur 2,430,707€ mjete të pashpenzuara. Këto mjete janë
prezantuar si shpenzime në Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
Sportit;

Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe MKRS kanë kompensuar punëtoret profesional dhe punëtorët ndihmës në teren, të angazhuar në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore në vlerë 526,730€, sipas rregullores nr. 01/2009 për pagesën e punëtorëve në teren, e cila është shfuqizuar me vendim të Qeverisë. Për ketë çështje ishte modifikuar opinioni edhe në vitin e kaluar;

MKRS në bazë të Memorandumeve të Mirëkuptimit, të nënshkruara me institucionet vartëse të saj si Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Qendrat Rajonale për Trashëgimi Kulturore me qëllim të realizimit të 30 projekteve ka kryer pagesa në vlerë 1,175,026€, mirëpo pagesat e tilla janë certifikuar në mungesë të dokumentacionit përcjellës. Kjo ishte në kundërshtim me Rregullën Financiare të Thesarit 01/2013 Për Shpenzimin e Parasë Publike.; dhe

Projekte të pa arsyetuara me dokumente mbështetëse nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve në vlerë 1,843,534€. Institucionet vartëse të ministrisë, federatat dhe OJQ-të nuk kishin arsyetuar projektet e përfituara në kohën e paraparë dhe në përputhje me nenin 20 të rregullores së subvencioneve të MKRS i cili përcakton mënyrën e mbylljes së projekteve.