Kombëtarja e Kosovës Përgatitet për Ndeshjen me Islandën
21.3.2017 - 21:24
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Më 24 mars, kombëtarja kosovare do të ndeshet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me Islandën.
Të përzgjedhurit e selektorit Albert Bunjaki sot zhvilluan stërvitje në stadiumin e KF Feronikeli në Drenas.
Kombëtarja e Kosovës garon në kuadër të Grupit I.
Deri më tani përfaqësueset e këtij Grupi kanë zhvilluar nga 4 ndeshje. Kosova tri i ka humbur dhe në një ka barazuar.
Kombëtarja jonë është e fundit në tabelë me një pikë, ndërsa Kroacia e para me 10 pikë.
KALLXO.com ju ofron pamje nga stërvitja e sotme.