Foto: Enver Hoxhaj/Twitter

Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, Takohet me Enver Hoxhajn

Një këshilltar i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është duke qëndruar në Kosovë.

Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Kancelares gjermane, është takuar sot me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj në një postim në Twitter.

“…Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme Kosovë-Gjermani, zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, perspektivën europiane dhe liberalizimin e vizave. I jemi mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe miqësinë”, shkroi Hoxhaj.

Javën e kaluar, Kancelarja Merkel priti në Berlin Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën.