Kërkohet Ndriçimi i Vrasjes së Donjeta Pajazitit

Protestuesit nga Peja e Deçani, në mesin e të cilëve edhe familjarë të së vrarës marshuan nga qendra e këtij qyteti deri te selia e gjykatës.

Të gjykata protestuesit lanë parullat e tyre në shenjë proteste për ecjen e ngadalshme të zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Donjeta Pajaziti ishte shpallur e zhdukur për gjashtë javë, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në bjeshkët e fshatit Strellc në dhjetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-bjeshket-e-decanit/

Shkëlqim Pajaziti, vëllai i Donjetës thotë se tash organet e drejtësisë kanë se nga ky t’ia nisin zbardhjes së vrasjes.

“Shumicën e fakteve i kanë, tash 100 % s’po muj me thanë veç që kanë dhe munden me ndërmarrë. Edhe këta tashti e kanë vendin ku me ja nis me ndërmarrë masa me të shpejta. Se hajde ato gjashtë javë ditë që u kanë e pagjetur, thoshin s’po kemi ka me ja nisë, tashti munden kah me ja nis, e kanë drejtimin kah me shkuar,“ tha Shkëlqim Pajaziti.

Për këtë vrasje deri tash është arrestuar një person.

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitit/

http://kallxo.com/flet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitit/

Shkëlqim Pajaziti thotë se në vrasjen e motrës së tij janë përfshirë edhe persona tjerë.

“Këtë personin ( të arrestuarin ) qato e kemi jo 100 %, po 1000 % që thonë, e kemi të sigurt se aj është. Po kemi qef drejtësia me vepruar e mos me ndërmarrë për shembull edhe na qysh jonë ato me Kanun edhe kësi sene. Tek e fundit na mundemi me përdor edhe ato veç se po kemi dëshirë drejtësia me vepruar vetë, e mos me na shti neve,” thotë vëllai i viktimës.

Lumnije Pajaziti, nëna e Donjeta Pajazitit thotë se ndriçimi i plotë i kësaj vrasjeje do t’ua lehtësonte zemrën familjarëve të Donjetës.

“Ishalla drejtësia sadopak na e zbut zemrën në ata persona që e kanë bo ketë vepër në çikën teme se u kon një vajzë e pafajshme, një vajzë vetëm tu mundu që thonë për familjen e vet, për punët e veta. Si ka bo askujt asgjë, “ tha Lumnije Pajaziti.

KALLXO.com për ta pyetur rreth hetimeve për vrasjen e Donjeta Pajazitit e pyeti edhe prokuroren Valbona Dishaj-Haxhosaj, mirë po ajo nuk deshi të flasë për këtë rast.

Një marsh i ngjashëm u zhvillua në Pejë edhe në mars të 2014-ës, atëherë në kërkim të ndriçimit të vrasjeve të shpeshta që ndodhnin në këtë qytet.

Nga dhjetori i vitit 2014 e deri tash në Pejë nuk ka ndodhur ndonjë vrasje. [interaction id=”56e83c0951c54f4063bcdc12″]