Katër të arrestuar nga aksioni i sotëm i Policisë në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar nga aksioni i sotëm të cilët dyshohet së kanë falsifikuar dokumente në rajonin e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar së ky operacion policor ka përfshirë lagjen Kodra e Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar një veturë, tre telefona, dy pasaporta të Republikës së Kosovës dhe një librezë e veturës zvicerane.

Më tutje në komunikatën e PK-së thuhet së me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.

KALLXO.com ka raportuar sot së një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u mbajtur në lagjen Kodra e Trimave.

Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

“Mund të konfirmoj që një aksion është mbajtur në Kodrën e Trimave. Aksioni nuk e di nëse është duke u mbajtur ende. Më vonë dalim me komunikatë për më shumë detaje”, Baki Kelani për KALLXO.com.

https://kallxo.com/aksion-i-gjere-policor-ne-kodren-e-trimave-ne-prishtine/