Nënshkrimi i udhëzimeve | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Katër rrugët që priten të shtrohen në Drenas

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka paralajmëruar nisjen e katër projekteve në Komunën e Drenasit.

Lekaj, në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa në vitin e ardhshëm do të investohet 1 milion e 300 mijë në këtë komunë.

Ministri ka paralajmëruar ndërtimin e këtyre rrugëve:

Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec

Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit

Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë

Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës