Kapet Duke Marrë Para për Termin të Vizës

Policia në raportin e përditshëm njofton se një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për marrje të parave që të caktojë një termin për vizë italiane.

Sipas policisë, i arrestuari mori 100 euro për caktim të terminit të vizës.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë para të gatshme (100 €) për caktim të terminit për pajisje me vizë italiane”, thuhet në raportin policor.

Të arrestuarit, sipas policisë, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Kosova është i vetmi vend i Ballkanit, banorët e së cilës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen, pasi duhet plotësuar kushtin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe të ketë rezultate në luftimin e korrupsionit.

Një proces gjyqësor për lëshimin e paligjshëm të vizave italiane shengen në të cilin akuzohet mes tjerësh Ukë Rugova është duke u zhvilluar në Prishtinë.

http://kallxo.com/deklarojne-pafajesine-te-akuzuarit-per-vizat/