Prangosja e një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Kapen Hajnat, Vodhën Disa Vetura dhe një Biçikletë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj nën dyshimet se kanë vjedhur apo dëmtuar nëntë vetura dhe një biçikletë.

Drejtoria Rajonale në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se R.S.  dhe XH.R. kanë pranuar veprën e tyre gjatë intervistimit, duke shtuar se veturat e vjedhura, disa i kanë shitur e disa i kanë braktisur nëpër lokacione të ndryshme.

Sipas Policisë, veturat e gjetura nëpër këto lokacione u janë kthyer pronarëve.

Policia gjithashtu ka deklaruar se janë gjetur prova materiale, ndër to edhe një biçikletë.

“Gjithashtu si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe një biçikletë, një çelës i modifikuar (kallauz) për ndezjen-startimin e veturave dhe një palë targa vendore”, thuhet në komunikatë

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.