Kadri Veseli Uron Kampionin Ballkanik në Basketboll

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”, e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll.

Në një takim që ka mbajtur me drejtues dhe basketbollistë të skuadrës, Veseli i ka uruar ata për punën e bërë dhe për rezultatin që e kanë arritur.

Në finale të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina mundi klubin malazez, Mornar.

As gjatë as pas takimit të Veselit me “Sigal Prishtinën” nuk ka pasur deklarim për media.