Ragip Begaj, kryetar i komunës së Malishevës. Foto: Atdhe Mulla

‘Jeta në Komunë’ në Drenas e Malishevë

Nexhat Demaku e Ragip Begaj do të dalin nesër para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunave që i drejtojnë për t’u përgjigjur për premtimet që i kanë realizuar e nuk i kanë realizuar tash e dy vjet qëkur janë votuar t’i drejtojnë komunat e Drenasit dhe Malishevës.

Në gjysmën e mandatit të këtij pushteti lokal, Jeta Xharra me ekipin e saj, ashtu siç kishte premtuar gjatë debateve parazgjedhore, do ta vizitojë secilin komunë dhe kryetar veç e veç për të parë se si u kanë ecur punët dhe sa janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal.

Këtë të diel, duke filluar nga ora 11 e ditës, në Televizionin publik të Kosovës, RTK, do të transmetohet seria e re e debateve komunale të prodhuara nga BIRN dhe Interneës Kosova.

Të dielën, në orën 11:00, do të transmetohet debati me kryetarin e Komunës së së Drenasit, Nexhat Demaku.

Ndërsa në orën 12:00 do të transmetohet debati me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

PROMO:

Jeta ne Komune: Drenas#PROMOA janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal?Të dielën në orën 11:00 në RTK, shikoni debatin me kryetarin e Komunës së #Drenas, Nexhat Demaku #JetaneKomune

Posted by Emisioni Jeta në Kosovë on Friday, January 22, 2016

Jeta ne Komune: Malishevë#PROMOA janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal?Të dielën në orën 12:00 në RTK, shikoni debatin me kryetarin e Komunës së #Malishevë, Ragip Begaj #JetaneKomune

Posted by Emisioni Jeta në Kosovë on Saturday, January 23, 2016