Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari - Foto: KALLXO.com

Jashari: Do të Jem i Pakompromis në Luftimin e Korrupsionit

Kryeprokurori i ri i Ferizajt, Shukri Jashari, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka premtuar se do të jetë i pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, korrupsioni ka përfshirë të gjitha shtresat e popullsisë dhe nuk do ketë kompromis në luftimin e kësaj dukurie pa marrë parasysh se kush janë kryesit e këtyre veprave.

“Qytetarët e Ferizajt i siguroj dhe i garantoj që do të jem i pakompromis në luftën kundër korrupsionit. Për shkak se për çdo ditë nëpër media diskutohet, debatohet vetëm për korrupsionin që i ka përfshirë të gjitha shtresat e popullsisë. Ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të jem i pakompromis, pavarësisht kush është, çka është”, ka deklaruar Jashari.

Deklaratën e plotë të kryeprokurorit dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë“ mund ta ndiqni ë linkun e mëposhtëm: