Bajram Hasani, ish-minister i Tregtise

Ish-ministri i MTI-së: Vendimi i Qeverisë mund të zgjasë deri të martën tjetër

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili u lirua nga detyra më 5 shtator 2018, ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Hasani përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”  është shprehur skeptik për kohëzgjatjen e këtij vendimi, duke thënë se mund të zgjasë vetëm deri në javën e ardhshme.

“Në kohën sa isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë.  E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA’së.  Më erdhi mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës.  Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në “Facebook”.

Kosova i Vendos Tarifë Miellit të Importuar nga Serbia

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur masë prej 10% për disa produkte që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e që importohen në Kosovë.

https://kallxo.com/kosova-vendos-mase-tregtare-ndaj-produkteve-te-serbise-dhe-bosnjes/?fbclid=IwAR2sOi2xxoTLkTkcHunts0wPDjupgCyE4qktScGeYHhrZAp7jLTnKRk6YA8

Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë ka reaguar edhe Bashkimi Europian, i cili ka kërkuar sqarime urgjente për tarifat në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës.

https://kallxo.com/be-i-kerkon-sqarim-kosoves-per-tarifat-ne-mallrat-e-serbise-dhe-bosnjes/?

www.kallxo.com