Inspektorati shkon në gjimnazin e Mitrovicës pas raportimit të KALLXO.com për gjendjen e tualeteve

Pas raportimit të djeshëm nga KALLXO.com lidhur me gjendjen jo të mirë të tualeteve në gjimnazin “Frang Bardhi “, në Mitrovicë, sot Drejtoria e Inspeksionit ka vizituar këtë shkollë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka, ka thënë për KALLXO.com se që nga dje ka qenë në kontakt me drejtorin e Inspeksionit, Hysni Ahmeti, i cili ka dërguar inspektoratin sanitar dhe një zyrtar për arsim të mesëm.

Pas vizitës është mbyllur tualeti, i cili nuk ka qenë në rregull.

“Kemi qenë me inspektorët sanitarë dhe zyrtarët e arsimit. Gjendja ka qenë relativisht e mirë, një tualet nuk ka qenë në nivel dhe i njëjti është mbyllur derisa të intervenohet“, tha Beka për KALLXO.com.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com raportoi për gjendjen jo të mirë të tualeteve në gjimnazin e Mitrovicës pasi për këtë ishin ankuar disa nxënës të kësaj shkolle.

https://kallxo.com/foto-gjendje-e-rende-ne-tualetet-e-gjimnazit-te-mitrovices/

www.kallxo.com