Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda/rel/

Ilir Deda kërkon unitet në ‘betejën për shtetësinë e Kosovës’

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda tha se spektri politik duhet që sot të dërgojë mesazh uniteti në betejën për shtetësinë e Kosovës.

“Duhet ta kuptojnë që politika e jashtme nuk është individuale. Edhe Parlamenti është i anashkaluar në këtë proces, dhe nuk do të duhej të ishte kështu. Nëpër komisione përkatëse nuk raporton ministri i Jashtëm si dhe në Kuvend nuk ka asnjë bashkërendim për asnjë çështje të politikës së Jashtme”, tha Deda.

Sipas deputetit, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të tregojë në Kuvend për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe jo të thotë se janë “fake news”.

“Hiç s’jam optimist se këto gjëra do të ndryshojnë edhe nëse mbahen zgjedhjet, sepse është mendësia e njëjtë që po i përket shumicës së partive politike”, tha ai.